Anthony Joshua përballë Kristian Prenga më 25 korrik në Riad, duel me shumë pikëpyetje
Pas spekulimeve për një super-përballje me Tyson Fury, ish-kampioni i botës Anthony Joshua rikthehet në ring me synimin për të rimarrë dominimin në peshat e rënda.
Këtë herë, përballë tij do të jetë boksieri shqiptar Kristian Prenga, i cili vjen me ambicie të mëdha dhe pa komplekse për të sfiduar një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror.
Dueli është planifikuar të zhvillohet më 25 korrik në Riyadh, Saudi Arabia, një skenë që ka pritur edhe evente të tjera të mëdha të boksit në vitet e fundit.
Për Joshua, kjo ndeshje shihet si një mundësi për të konfirmuar rikthimin në elitë, ndërsa për Prengën është një shans i artë për të bërë hapin më të madh në karrierë dhe për të shkaktuar një surprizë të madhe në arenën ndërkombëtare.
Një përballje që premton spektakël dhe që mund të ndikojë ndjeshëm në rrjedhën e karrierave të dy boksierëve.
