Zeka: Titujt e kampionit i kam fituar me Partizanin, nuk i ka marrë me Tiranën

Një debat sportiv mbi ecurinë e skuadrës së Tiranës në një studio televizive mori një kthesë të papritur personale, duke zbuluar detaje të panjohura nga e kaluara e një prej figurave të njohura të futbollit bardheblu. Diskutimi nisi me analizën e humbjes së fundit të Tiranës, ku u theksua se faktori kryesor ishte mungesa e tre lojtarëve kyç në mbrojtje: Sota, Xhemaili dhe Fernando.

Kjo humbje shihet si një goditje e rëndë për ambiciet e skuadrës, duke e lënë potencialisht nëntë pikë pas Vllaznisë, çka e ndërlikon së tepërmi garën për titull.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora Sport", Xhevdet Zeka u shpreh:

"Pësuam një humbje, nga mungesa e theksuar në mbrojtje me sfushë se mungonin tre lojtarët më të mirë, si Sota, Xhemaili dhe dhe Fernando.

Ishte një humbje që me të vërtetë na rëndoi shumë, se ju e kuptoni vetë. Kjo humbje na çon, nëse Shkodra fiton, shkon nëntë plus. Edhe diçka ndërlikohet së tepërmi.

Më vjen keq akoma që vazhdojmë të jemi pjesë, ë, kundër globalizmit në realitet dhe kundër këtyre gjërave.

Ka ik, futbolli është biznes privat dhe në skuadra do luajnë ata që e meritojnë, që janë më të mirët për të justifikuar paratë e hedhura nga presidentët.

Flasim për një Tiranë që ishte 20.000 banorë dhe sot një Tiranë 1 milion banorë.

Titujt e kampionit i ka marrë me Partizanin si pingpongist, nuk i ka marrë me Tiranën."

Ndiqni emisionin e plotë: