VIDEO/ Korridori 8, IKMT shemb 7 objekte në segmentin Elbasan–Papër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2026, 13:29
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërhyrë në segmentin Elbasan–Papër, duke shembur 7 objekte për t’i hapur rrugë projektit infrastrukturor të Korridorit 8.
Sipas njoftimit zyrtar, objektet e prishura ishin ndërtesa një dhe dykatëshe.
Për tre prej tyre është zbatuar procedura e shpronësimit për interes publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa pjesa tjetër rezultonte e ndërtuar pa leje dhe pa tituj pronësie.
IKMT bën të ditur se ndërhyrja është pjesë e vijimit të punimeve për realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend, që synon përmirësimin e lidhjeve rrugore dhe zhvillimin ekonomik në rajon.
