SPAK për sekuestrimin e 40 mln € pasuri të grupit të AKSHI-t: Rrezikohet tjetërsimini tyre

Me argumentin se pronat e personave të akuzuarve për tenderat e AKSHIT mund të tjetërsohen, prokurorët kanë kërkuarn sekuestron e padiskutueshme. Në dosjen e paraqitur në gjkko thuhet se asetet e luajtshme dhe të paluajtshme dyshohet se janë krijuar nga korrupsioni me tenderat

Altin Dumani dhe Bledar Maksuti dy prokurorwt e dosjes se Akshit ne kerkesen e tyre per vendosjen nen sekuestro te aseteve te personave te perfshire pretendojne se bllokimi i tyre do te ndaloje tjetersimin apo asgjesimin w tyre.Referuar dosjes hetimore Dumani dhe Maksuti thone se pa një bllokim të menjëhershëm të këtyre aseteve (luajtshme, paluajtshme dhe llogari bankare), ekziston nje rrezik i lartë dhe konkret qe këto pasuri të tjetërsohen, asgjësohen apo të transferohen te të tretë, duke e bërë te pamundur realizimin e drejtesise dhe rikuperimin e dëmit ekonomik të shkaktuar buxhetit të shtetit.

Ne perfundim, thone dy pwrfaqwsuesit e SPAK arsyetohet se jane krijuar dyshime te arsyeshme te bazuara në prova se veprimet e shoqërisë "EA Solution" sh.p.k përbëjnë një skemë tipike të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, ku subjekti juridik eshte perdorur si një mjet per transferimin e ryshfetit ne formë të kamufluar tregtare.

Argumenti kryesor i këtij kualifikimi gëndron në fiktivitetin absolut te sherbimit te faturuar: ndërkohë që "EA Solution" ka prerë fatura në vlera jashtëzakonisht të larta drejt operatorëve ekonomikë (si "Fastech", "First", AESS, Soft & Solution etj.), hetimi ka dokumentuar se kjo shoqeri nuk zotëron asnjë kapacitet teknologjik apo burim njerëzor për te permbushur objekte te tilla kontrate.

Evidentimi i faktit se sherbimet e faturuara realizoheshin de facto dhe në tërësi nga shogeria 'Soft & Solution'sh.p.k., provon fiktivitetin e marrëdhënies kontraktore, duke e zhveshur transaksionin nga çdo shkak i ligjshëm tregtar dhe duke e kualifikuar atë si një transfertë te perfitimit te parregullt me natyrë korruptive.

Keto pagesa nuk përbëjnë kosto për punë të kryer, por perfagesojne çmimin e perfitimit te parregullt korruptiv që i hetuari Ergys Agasi dyshohet se ka perfituar në bashkëpunim me titullaren e "AKSHI"-t, Mirlinda Karçanaj.

Kjo skemë e rikthimit të parave, krijon dyshimin e arsyeshëm të bazuar ne prova se kemi të bëjmë me një shpërblim të parregullt, ku parate e taksapaguesve janë rikthyer te personat me lidhje te ngushta me të hetuarën Mirlinda Karçanaj, në cilësinë e titullares së AKSHI-it, si shpërblim për garantimin e fitimit të tenderave, duke krjuar dyshime te arsyeshme te bazuara ne prova mbi ekzistencen e elementeve të figurave te veprave penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv te personave qe ushtrojnë funksione publike, pastrimit të produkteve të veprës penale të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, ate të strukturuar kriminal.