Plagosi me th*kë të miturin një natë më parë, arrestohet 19-vjeçari në Korçë
Policia e Korçës ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë të 17-vjeçarit mbrëmjen e shkuar në Korçë. Sipas njoftimit zyrtar, 18-vjeçari dyshohet se i ka kërkuar 16-vjeçarit të dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar, ku situata ka agravuar.
Sipas hetimeve paraprake, 19-vjeçari ka nxjerrë një mjet prerës dhe e ka goditur disa herë të miturin. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dy të rinjtë janë konfliktuar fillimisht ditën e martë, ndërsa po luanin me letra në një lokal në fshat, ku debati ka mbetur verbal.
I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj.
“Në pranga u vu shtetasi A. M., 19 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bulgarec, në rrugë, dyshohet se ka goditur me thikë, një 16-vjeçar, banues në fshatin Bulgarec, për motive të dobëta”, tha policia.
