Eduart Merkaj largohet nga drejtimi i AMP, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Eduart Merkaj është larguar zyrtarisht nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke ia dorëzuar detyrën Klevis Qoses.
Ky ndryshim pason një sërë lëvizjesh të tjera në strukturat e Policisë së Shtetit, ku janë njoftuar emërime dhe komandime të reja në disa qarqe kryesore të vendit.
Ndryshimet e tjera:
Erion Ahmeti — Komandohet Drejtor i Policisë Fier
Andi Banushi — Zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan
Krenar Guçe — Shef Rendi në Përmet
Alfred Cenaj — Shef i Komisariatit nr. 2 Tiranë
Gerald Toska — Shef i Komisariatit Fier
Dritan Muça — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë
Dritan Malaj — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Berat
Petrit Halo – Zëvendësdrejtor në Shkodër
Arben Nasufi – Zëvendësdrejtor për Rendin në Lezhë
Islor Islami — Shef Sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar (DPPSH)
Erdit Rreçeku — Shef Komisariati Peqin
Lusjan Zeqaj — Emëruar në Policinë Rrugore Tiranë
Ermal Zaimi — Komandant i Linjave të Trafikut Urban
Jetnor Shira — Drejtues i sektorit në Policinë Rrugore Tiranë.
