SKUADRA “HITA” PËR REND E SIGURI/ Kryepolici emëron drejtorë dhe shefa sektorësh në Policinë e Shtetit (EMRAT)

Skëndër Hita po riformaton drejtimin e Policisë së Shtetit me emërime të reja në qarqe dhe sektorë kyç për rendin dhe sigurinë. Ndryshimet e fundit përfinë drejtues vendor dhe të sektorëve të rëndësishëm të organizatës së uniformave blu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skëndër Hita, po zyrtarizon ditë pas dite ekipin e ri drejtues të Uniformave Blu në të gjithë vendin.

Erion Ahmeti është komanduar në krye të Policisë në Qarkun e Fierit, në vendin e lënë vakant nga tashmë kryepolici, ndërsa shef komisariati është emëruar Gerald Toska. Ky i fundit zëvendëson Anesti Salajn.

Andi Banushi ndërkohë është emëruar zëvendësdrejtor në Policinë e Elbasanit, duke zëvendësuar Krenar Guçen, i cili është transferuar si shef rendi në Përmet.

Petrit Halo do të mbajë detyrën e zëvendësdrejtorit në Policinë e qarkut Shkodër dhe Arben Nasufi zëvendësdrejtor për rendin në Lezhë.

Erdit Rreçeku do të drejtojë komisariatin e Peqinit, ku ish-drejtuesit dhe disa efektivë u përjashtuan nga Policia pas zbulimit të një laboratori për kultivimin e kanabisit, ngritur nga vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës.

Hita ka firmosur ndryshime edhe në nivelin drejtues të sektorëve në Policinë e Shtetit.

Islor Islami është caktuar shef sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Dritan Muça është caktuar zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Vlorë, ndërsa Dritan Malaj në të njëjtin post në Berat.

Lusjan Zeqaj është shefi i ri i Policisë Rrugore në Tiranë, Ermal Zaimi komandant i linjave të trafikut urban dhe Jetnor Shira drejtues i sektorit në Policinë Rrugore Tiranë.

Të mërkurën, Hita caktoi Alban Dautajn në krye të Forcës Operacionale dhe Edmond Sulën në krye të njësisë së antiterrorit.

Oliger Torba ndërkohë është caktuar nëndrejtor për krimet në Policinë e Tiranës.

EMËRIMET NË POLICINË E SHTETIT

Erion Ahmeti, Komandohet Drejtor i Policisë Fier

Gerald Toska,  Shef i Komisariatit Fier

Andi Banushi, Zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan

Petrit Halo, Zëvendësdrejtor në Shkodër

Krenar Guçe, Shef Rendi në Përmet

Dritan Muça, Zv/drejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë

Dritan Malaj, Zv/drejtor për Hetimin e Krimit në Berat

Arben Nasufi, Zëvendësdrejtor për Rendin në Lezhë

Islor Islami, Shef Sektori DPPSH

Erdit Rreçeku,  Shef Komisariati Peqin

Lusjan Zeqaj, Policia Rrugore Tiranë

Ermal Zaimi, Komandant i Linjave të Trafikut Urban

Jetnor Shira, Drejtues i sektorit në Policinë Rrugore Tiranë