VUÇIÇ “TRADHËTON” ORBANIN/ Pas fyerjeve, kërkon afrimin me liderin hungarez, Peter Magyar

Mes tensioneve, fyerjeve, akuzave dhe kunderakuzave, presidenti serb Aleksandar Vuccicc duket se kërkon të zbus tonet me hungarin dhe kërkonë afrim me liderin hungarez Peter Magyar, duke e ftuar për vizitë zyrtare në Serbi dhe duke harruar miqësin me Viktor Orbán.

Nga përplasjet publike, në përpjekje për afrimin diplomatik.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me liderin hungarez Peter Magyar, fituesin e zgjedhjeve të fundit përballë Viktor Orban, duke e ftuar për një vizitë zyrtare në Beograd.

Një zhvillim që vjen vetëm pak ditë pasi mes tyre pati deklarata të ashpra  publike dhe akuza të ndërsjella.

Fillimisht Magyar, pas fitores në zgjedhje, hodhi dyshime për lidhje të errëta mes Viktor Orban, Vuçiçit dhe liderëve të tjerë rajonalë, duke aluduar për ndikime të jashtme dhe “kumarë” politikë.

Këtyre deklaratave, Vuçiç iu përgjigj duke i cilësuar si të pavërteta dhe madje “budallallëk”.

Por pavarësisht toneve të forta, presidenti serb duket se po ndjek një tjetër linjë, duke zgjedhur dialogun.

Në reagimin e tij, Vuçiç theksoi se biseda me Magyar ishte e rëndësishme dhe e përqendruar në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe në çështje energjetike dhe bashkëpunim rajonal.

Një lëvizje që vjen ndërsa marrëdhëniet tradicionale me Budapestin, nën drejtimin e Orbanit, kanë qenë ndër më të afërtat për Serbinë në rajon.

Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se politika shpesh ndjek rrugë pragmatike, ku edhe pas fyerjeve, hapet dera për bashkëpunim.

Një tjetër shembull se në diplomaci, asgjë nuk është përfundimtare.