NËN “TUTELËN” E IA / Kompania meta do të gjurmojë lëvizjes e mausit për punonjësit

Kompania Meta do të gjurmojë aktivitetin e punonjësve të saj, duke trajnuar intelegjencën artiaficiale për çdo taste të shtypur dhe lëvizje të mausit. Sipas kompanisë një gjë e tillë do të bëhet për të trajnuar modelet AI, por punonjës dhe ekspertë të fushës paralajëmrojnë se një nismë e tillë do të krijojë një realitet distopik.

Meta do të fillojë të gjurmojë mënyrën se si punojnë punonjësit, përfshirë tastet që shtypin dhe klikimet e mausit, për të trajnuar modelet e saj të inteligjencës artificiale (AI).

Kompania, e cila zotëron Instagram dhe Facebook, u tha punonjësve se një mjet i ri do të funksionojë në kompjuterët dhe aplikacionet e brendshme të Meta-s, duke regjistruar aktivitetin e tyre për t’u përdorur si të dhëna trajnimi për teknologjinë AI.

Një zëdhënës i Meta-s i tha BBC se po ndërtohen agjentë për të ndihmuar njerëzit të kryejnë detyra të përditshme duke përdorur kompjuterët. Ai shtoi se të dhënat nuk përdoren për asnjë qëllim tjetër.

Por një punonjës i Meta-s, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se fakti që edhe veprimet më të vogla në kompjuter po përdoren për të trajnuar modele AI, ndërkohë që punonjësit presin shkurtime të tjera vendesh pune, duket si realitet distopik.

Një tjetër person që është larguar nga kompania tha se mjeti i gjurmimit është mënyra përfundimtae se si po imponohet AI tek të gjithë.

Meta ka pushuar tashmë rreth 2,000 punonjës këtë vit në disa raunde shkurtimesh, por punonjësit presin humbje më të thella vendesh pune në muajt në vijim, siç ka raportuar më parë BBC.

BBC është informuar se aktiviteti i një punonjësi në kompjuterët e Meta-s ka qenë gjithmonë i aksesueshëm për kompaninë, megjithatë gjurmimi dhe regjistrimi specifik për qëllimin e trajnimit dhe përmirësimit të mjeteve të AI është diçka e re.

Mark Zuckerberg, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Meta-s, së fundmi premtoi rritje të shpenzimeve për projektet e AI këtë vit dhe po përpiqet ta pozicionojë kompaninë në krye të kësaj teknologjie.

Meta planifikon të shpenzojë rreth 140 miliardë dollarë për AI në vitin 2026, pothuajse dyfishin e shumës që investoi një vit më parë.