Irani: SHBA të heqë bllokadën dhe ne do të negociojmë në Islamabad

Shtetet e Bashkuara duhet të ndërpresin “shkeljet e armëpushimit” përpara çdo raundi të ri negociatash, deklaroi ambasadori iranian në OKB, Amir-Saeid Iravani.

“Sapo të hiqet bllokada, raundi tjetër i negociatave do të mbahet në Islamabad. Irani është gati për çdo skenar”, shtoi ai.

‘Ne nuk e nisëm agresionin ushtarak. Nëse ata kërkojnë një zgjidhje politike, ne jemi gati. Nëse ata kërkojnë luftë, Irani është gati edhe për këtë”, shtoi ai.