Mehmeti zbulon prapaskenat e vr*sjes së Liridonës: Naimi e tradhëtoi me kushërirën e tij...
Në një kthesë rrëqethëse të ngjarjeve që pasuan vrasjen tragjike të Liridona Ademajt, detaje të reja zbulojnë dramën e thellë që po përjetojnë fëmijët e saj, por edhe qëndrimin e familjes së autorit të dyshuar, Naim Murselit.
Për të folur më tepër rreth kësaj teme, në një lidhje të drejtpërdrejtë në 'Ora news' ishte gazetari Faton Mehmeti.
"Ai ka qenë hermetik në kuptimin e asaj që nuk është se ka dhënë shumë informacione, mirëpo unë kujtoj në një prej deklaratave të tij, ai thotë se po ta kishte ditur që djali i tij e ka bërë këtë krim, është, ai më nuk është djali i tij.
Mirëpo ne, sipas informacioneve që kemi pasur, ai e ka vizituar Naimin në burg, mirëpo ka refuzuar për t'u paraqitur në njërën prej seancave gjyqësore pavarësisht ftesave, ftesës që i është bërë nga nga nga gjykata, ai ka refuzuar sepse për arsye të ndryshme ka thënë që nuk mund të vijë, sepse ai momentalisht jeton edhe ai në Suedi.
Kështu që nuk ka pasur një juridiksion gjykata për ta detyruar për të dëshmuar. Megjithatë, kujtojmë që ai e ka gjykuar veprimin e Naimit qysh kur në momentin kur Naimi ishte, ishte arrestuar.
Por megjithatë nuk është se ka bërë, si të thuash, do të ishte shumë e ndershme që ai të kishte marrë pjesë në seancë dhe si të thuash, edhe publikisht t'i thonte në sy Naimit që tashmë ti me këtë krim që e ke bërë nuk je më, nuk je më djali im.
Mirëpo ai nuk është se e ka bërë një gjë të tillë, përveç në njërën prej deklaratave për media, mirëpo mungesa e tij në në në në gjykim, besoj unë, nuk është një një një shenjë që ka një lloj pendese të thellë tek ai.
Fëmijët janë marrë nga nga qendra strehimore në Suedi, atje ku do të strehohen deri në moshën 18 vjeçare, derisa familja e Liridonës, pra djemtë, dajtë e tyre i kanë vizituar.
Mirëpo një, të kujtojmë që pas, menjëherë pas gjashtë muajsh kur ka ndodhur Liridona, familjarët e Liridonës pas gjashtë muajsh i kanë takuar fëmijët.
Kanë pasur të drejtë për t'i takuar në Suedi dhe ka qenë një mesazh shumë emocionues që fëmijët i kanë, i kanë dhënë dajve të tyre dhe ata e kanë bërë një bluzë dhe i kanë, e kanë shkruar "të dua mami" dhe i kanë thënë që t'ia dërgojnë në varr Liridonës", u shpreh Mehmeti.
Ndiqni intervistën e plotë:
