Thyhet akulli mes Tiranës dhe Athinës, Guri: Pse takimi Rama-Mitsotakis po kalon në heshtje të plotë?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis, do të zhvillojnë një takim zyrtar në Athinë. Takimi, i konfirmuar për t’u mbajtur në orën 11:00 në Kryeministrinë greke, vjen në kuadër të pjesëmarrjes së kryeministrit Rama në Forumin Ekonomik të Delfit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në 'Ora News', ishte Etmond Guri, gazetar greqi dhe Kryetar i Diasporës Shqiptare në Greqi, i cili u shpreh se ajo që bie në sy është heshtja e pazakontë mediatike që e rrethon këtë ngjarje.

" Është e konfirmuar pas pak në kryeministrinë e Greqisë do të zhvillohet një takim midis kryeministrit të Shqipërisë zotit Edi Rama dhe kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Është një takim i konfirmuar dhe është njoftuar ditën e djeshme nga mediat greke, dhe është hera e parë në këto vite që vizita e një kryeministri shqiptar kalon light, shumë lehtë në media, aq sa për t'u informuar opinioni publik dhe është njoftuar vetëm takimi i sotëm, ku më pas do të ketë në vazhdoi zhvillimet forumi ekonomik i Delfit.

Pra në orën 11:00 ka një takim në kryeministri midis dy kryeministrave, shqiptar dhe kryeministrit grek.

Si në mediat shqiptare, ashtu dhe në mediat greke, është hera e parë që nuk ka jehonë dhe nuk ka detaje rreth qëllimeve, objektivave apo arsyes së vizitës në kryeministri.

Në çdo rast është një vizitë e shumëpritur, një vizitë e cila thyen akullin mbas disa vitesh, mbas rastit Beleri ku nuk ka patur një vizitë në thonjëza zyrtare midis dy kryeministrave, aq më tepër të këtij rangu dhe të zhvillohet në njërin prej shteteve tona, si në Athinë apo edhe në Tiranë.

Ka qenë Kathimerini, një prej gazetave më prestigjoze në Greqi, një gazetë e cila gjithmonë e ka, ose të paktën nga ana profesionale është më e konfirmuara dhe gjithmonë i referohet burimeve zyrtare, diplomatike", u shpreh Guri.

Ndiqni intervistën e plotë: