(EMRI) TRAGJEDI NË PODGORICË/ Gjenden të pajetë brenda banesës me qira dy vëllezërit shqiptar, publikohet FOTOJA e autorit në kërkim
Një vrasje ka tronditur në zonën e Stari Aerodrom në Podgoricë, ku tre persona janë gjetur të pajetë brenda një banese të marrë me qira.
Viktimat janë tre burra. Dy prej tyre janë identifikuar si vëllezërit Denis Hoti, 28 vjeç dhe Nezrin Hoti, 27 vjeç, nga Rozhajë, ndërsa identiteti i personit të tretë nuk është bërë ende publik.
Si i dyshuar për krimin kërkohet Vehad Muriç, 25 vjeç. Policia ka publikuar edhe foton e tij dhe ka angazhuar të gjitha forcat për ta lokalizuar dhe arrestuar.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe se është përdorur mjet prerës. Sipas informacioneve, viktimat dhe i dyshuari njiheshin me njëri-tjetrin dhe punonin në ndërtim në Podgoricë. Paraprakisht flitet për mosmarrëveshje personale mes tyre.
Pas krimit, i riu dyshohet se është larguar drejt Rozhajës, ku më pas ka ushtruar dhunë ndaj nënës në banesën familjare.
Ky rast është raportuar nga familjarët dhe më pas ka çuar në zbulimin e ngjarjes në Podgoricë.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e tij dhe kërkon kujdes në rast se hasen me të dyshuarin. Informacionet mund të jepen në komisariatin më të afërt ose në numrin 122./ VIJESTI

