Armando Broja i propozohet Barcelonës, në listë edhe Muriqi, Sørloth dhe Asllani
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, raportohet se i është propozuar klubit të Barcelonës nga agjentët e tij.
Sipas mediave sportive, drejtuesit e klubit katalanas po shqyrtojnë mundësinë e një huazimi ose një marrëveshjeje me kosto të ulët për transferimin e sulmuesit shqiptar, i cili po kërkon një hap të ri në karrierë për të gjetur më shumë hapësira në formacion.
Në listën e sulmuesve që po monitorohen nga Barcelona bëjnë pjesë edhe disa emra të tjerë të njohur të futbollit evropian, si Alexander Sørloth, Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.
Mbetet për t’u parë nëse Barcelona do të konkretizojë interesimin për Brojën apo për ndonjë nga alternativat e tjera, ndërsa merkatoja verore pritet të sjellë zhvillime të reja për sulmuesit në fjalë.
