Fitore bindëse në Bullgari/ Partia e lidhur me Rumen Radev kryeson zgjedhjet parlamentare

Fitore bindëse në Bullgari/ Partia e lidhur me Rumen Radev kryeson
Partia Progressive Bulgaria, e lidhur me ish-presidentin pro-rus të Bullgarisë, Rumen Radev, ka dalë në krye të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura të dielën, sipas rezultateve paraprake zyrtare.

Të dhënat tregojnë se me 91.68% të votave të numëruara, kjo forcë politike kryeson me 44.7% të votave, duke siguruar një avantazh të ndjeshëm ndaj kundërshtarëve.

Rezultatet e pjesshme sugjerojnë një mbështetje të fortë për këtë parti, ndërsa pritet që numërimi i plotë i votave të konfirmojë rezultatin përfundimtar dhe shpërndarjen e mandateve në parlament.

Zgjedhjet konsiderohen të rëndësishme për drejtimin politik të vendit, sidomos në raport me orientimin e tij ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me aktorë të mëdhenj globalë.