Largimi i papritur i trajnerit, Tota zbulon prapaskenat e vendimit tronditës

Një vendim i papritur ka tronditur ambientin sportiv, me largimin e trajnerit Tetova në një moment kyç të sezonit.

Lajmi vjen ndërkohë që skuadra e tij ndodhet plotësisht brenda objektivave, duke garuar si në Kupë ashtu edhe në kampionat, dhe në prag të ndeshjeve vendimtare për “Final Four”.

Për të folur më tepër për këtë temë, e ftuar në emisionin "Ora Sport", ishte Rabie Tota.

Edhe pse e papritur, lëvizja nga Tota është parë si e kuptueshme duke pasur parasysh rrethanat e fundit.

Mbi trajnerin rëndonte një dënim drastik, fillimisht gjashtë muaj pezullim, i cili më pas u reduktua në tre muaj.

Kjo masë e mbajti atë larg pankinës për një kohë të gjatë, një faktor që ka ndikuar tej mase në ecurinë dhe moralin e përgjithshëm.

Situata e krijuar ka qenë e vështirë jo vetëm për lojtarët, por veçanërisht për vetë trajnerin, i cili nuk mundi të ishte pranë ekipit të tij në javët më “të nxehta” dhe vendimtare të sezonit. Mungesa e tij në vijën anësore në një periudhë delikate duket se ka qenë pika e krisjes që çoi në këtë vendim.