Largimi tronditës i trajnerit, Zeka: Na vjen keq, por objektivat nuk ndryshojnë

Skënderbeu është rikthyer zyrtarisht në elitën e futbollit shqiptar, Abissnet Superiore, një arritje që ka sjellë entuziazëm të madh në kampin korçar.

Në një intervistë në "Ora Sport", ishte Xhevdet Zeka i cili ka folur për emocionet e këtij suksesi, rrugëtimin e vështirë dhe të ardhmen e tij në krye të pankinës bardhekuqe.

"Sigurisht që është një pritje shumë e mirë.

Unë mendoj që Skënderbeu e meriton të jetë në Superligë.

Skënderbeu ka disa vite që nuk ka qenë aty ku duhet për shkak të disa situatave. Sot Skënderbeu është në Superligë dhe besoj që në vazhdim, në vitet që vijnë, unë uroj dhe besoj që Skënderbeu do do jetë një klub elitar i futbollit shqiptar ashtu siç ka qenë para shumë vitesh.

Sigurisht, unë në momentin që i jam afruar Skënderbeut, ishte një moment i vështirë, të them të vërtetën. Me besim të madh, të gjithë bashkë, bashkë me presidentin, menduam që ndoshta mund ta kalonim atë handikapin e momenteve të vështira. Nuk arritëm ta kalonim, por sigurisht që ky vit ishte një vit i vështirë.

Ishte një vit i vështirë dhe mendoj që Skënderbeu me meritë shpëtoi sot dhe radhë dhe e meriton ky klub të jetë në Superligë.

Mendoj që është herët akoma, ne jemi në garë. Ne kemi bërë vetëm 50% të punës. Duhet ta kesh parasysh që ne kemi bërë vetëm atë që kishim marrë përsipër, atë detyrë, për ta sjellë në Superligë. Tashmë janë edhe dy ndeshje.

Janë dy ndeshje që ne mendojmë dhe besoj se duhet t'i vlerësojmë dhe t'i bëjmë ndeshje me dinjitetin që kemi bërë më parë, sepse kemi nëntë muaj që jemi në këtë kampionat kaq të vështirë, kaq specifik dhe ndoshta mund ta dijë dhe njëri nga të ftuarit aty në studio se ç'do ditë ka qenë për ne.

Është një kampionat shumë i vështirë, shumë i stresuar, shumë i luftuar dhe është shumë herët për të folur për gjëra të tjera", u shpreh Zeka.