Vr*tet paqeruajtësi francez në Liban/ OKB thirrje për respektim të armëpushimit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka reaguar pas vrasjes së një paqeruajtësi francez në Liban, duke e dënuar ngjarjen dhe duke kërkuar ndalimin e sulmeve ndaj forcave ndërkombëtare.

Ngjarja është një nga disa incidentet e fundit që kanë prekur misionin paqeruajtës, ku brenda pak javësh janë shënuar disa viktima.

Nga OKB-ja kërkohet që të gjitha palët të respektojnë armëpushimin 10-ditor që është aktualisht në fuqi në vend.

Më herët, presidenti francez Emmanuel Macron e lidhi sulmin me Hezbollah, duke thënë se të gjitha shenjat çojnë drejt këtij grupi.

Sulmi i mori jetën rreshterit-shef Florian Montorio dhe la të plagosur edhe tre ushtarë të tjerë.

Nga ana tjetër, Hezbollahu ka reaguar duke mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.