“Izraeli di si të fitojë”/ Trump lavdëron Tel Avivin dhe sulmon aleatët evropianë

“Izraeli di si të fitojë”/ Trump lavdëron Tel Avivin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar me një postim në rrjetin Truth Social, ku shprehet pozitivisht për Izraelin dhe rolin e tij si aleat i Amerikës.

Në mesazhin e tij, ai e përshkruan Izraelin si një partner të fortë dhe të besueshëm, duke vlerësuar qëndrimin e tij në situata të vështira.

Sipas tij, Izraeli ka treguar vendosmëri dhe aftësi për të përballuar konfliktet.

Në të njëjtin reagim, Trump ka shprehur edhe pakënaqësi ndaj disa aleatëve evropianë, për mënyrën se si janë sjellë në raport me përplasjen me Iranin, duke lënë të kuptohet se nuk kanë qenë në të njëjtën linjë me SHBA-në.

Ky postim vjen në një moment tensionesh të larta, pas komenteve të ish-zëvendëspresidentes Kamala Harris, e cila ka kritikuar rolin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke e lidhur atë me përfshirjen e SHBA-së në konfliktin me Iranin.