Tensionet në Lindjen e Mesme/ Zëvendësministri iranian: Irani nuk është gati për bisedime të mëtejshme me SHBA-në
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2026, 22:45
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh ka deklaruar se vendi nuk është gati për një raund të ri bisedimesh ballë për ballë me SHBA-në, sepse Uashingtoni refuzon të heqë dorë nga ato që ai i quan kërkesa "maksimaliste" për çështjet kryesore.
Mediat shkruajnë se Saeed Khatibzadeh u shpreh se Teherani nuk do t'ia dorëzojë uraniumin e tij të pasuruar SHBA-së. Khatibzadeh thotë se ka pasur kontakte midis dy palëve, por Irani dëshiron që një marrëveshje të finalizohet përpara çdo bisedimi personal.
Ai thotë se SHBA duhet të kuptojë dhe adresojë shqetësimet e tyre kryesore, duke përfshirë sanksionet e vendosura ndaj Iranit. Më herët sot, Trump tha se ka biseda shumë të mira në vazhdim me Iranin.
