FOTO+VIDEO/ Mbi 20 protestues të shoqëruar, policia publikon pamjet e molotovëve të kapura! Lamallari: Shqipëria nuk do të merret peng
Mbi 20 persona janë shoqëruar mbrëmjen e së premtes, gjatë protestës kombëtare të Partisë Demokratike.
Tubimi u shoqërua me tensione e përplasje menjëherë pasi nisi hedhja e fishekzjarreve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë.
Protestues dhe deputetë demokratë, përfshi Luçiano Boçin, Klevis Balliun, Aulon Kalane dhe Flamur Nokën u lënduan pasi policia hodhi gaz lotsjellës si dhe spraj në drejtim të tyre.
Ndërkaq policia ka publikuar dhe pamjet e molotovëve dhe fishekzjarreve të kapura

Reagim i ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari:
"Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.

Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet.
Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët"

