VIDEO/ U lënduan në protestë, Aulon Kalaja i shtrirë te Trauma nën kujdesin e të vëllait. Berisha viziton deputetët dhe drejtuesit e PD-së në QSUT
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2026, 22:38
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në urgjencën e QSUT-së ku ndodhen disa prej deputetëve dhe drejtuesve të PD-së që kanë marrë plagë të ndryshme nga sulmi i policisë në protestën kombëtare të opozitës.

Nga deputetët e PD-së më të demtuarit janë Klevis Balliu, Luçiano Boçi dhe Flamur Noka.
Ndërkaq, Aulon Kalaja është dërguar në spitalin e TRaumës dhe që ndodhet në kujdesin e familjarëve të tij, ku i vëllai, gjyqtari Florian Kalaja shihet teksa i masazhon këmbët, ndërsa ish-kandidati për deputet shfaqet me një qafore spitali.
