E ardhmja e Sylvinhos në dyshim, Prokopi: Duka i bëri ofertën e re, por zbuloi se ka gati edhe planin B! Largimi i Tetovës, "rrufe në qiell të hapur"

E ardhmja e trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, mbetet një nga temat më të diskutuara në opinionin sportiv.

Pas kualifikimit historik në Euro 2024 dhe ecurisë pozitive, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka lënë të kuptohet se rinovimi i kontratës me teknikun brazilian është tashmë në duart e vetë këtij të fundit.

Gjatë një konference për shtyp, kreu i FSHF-së bëri të qartë se Sylvinhos i është paraqitur një ofertë e re për të vazhduar bashkëpunimin, por topi tashmë ka kaluar në fushën e trajnerit. Raportohet se oferta e re mund të përmbajë kushte të ndryshuara financiare, potencialisht më të ulëta, çka e bën vendimin e brazilianit edhe më të rëndësishëm. Palët duket se kanë një dëshirë të përbashkët për të vazhduar projektin e nisur, por gjithçka do të varet nga pranimi i kushteve të reja.

Megjithatë, Presidenti Duka ka zbuluar se Federata ka përgatitur edhe një "Plan B" në rast se Sylvinho nuk pranon ofertën. Duke theksuar se ka disa emra alternativë në mendje, Duka konfirmoi se një vendim përfundimtar, qoftë për vazhdimësinë me Sylvinhon apo për një emër të ri, do të merret përpara ndeshjeve miqësore të muajit qershor. Kombëtarja pritet të luajë dy takime, një të konfirmuar me Luksemburgun dhe një tjetër që po diskutohet me Kilin ose Danimarkën, të dyja të planifikuara për t'u zhvilluar në Tiranë.

Dhe në këtë vorbull zhvillimesh, gazetari i Sportit, Mantho Prokopi, në një intervistë për “Sport Focus” në “Ora Neës” të moderuar nga gazetarja Anila Zyberaj u shpreh se pavarësisht suksesit, Sylvinho është përballur edhe me kritika për zgjedhjet e tij, sidomos në ndeshjet e fundit.

Megjithatë, rezultatet e arritura, si kualifikimi në Europian dhe arritja për herë të parë në fazën play-off të Ligës së Kombeve, konsiderohen nga Prokopi, si argumentet më të forta në favor të punës së tij.

Në një tjetër zhvillim të rëndësishëm në futbollin shqiptar, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka dhënë dorëheqjen e papritur nga drejtimi i skuadrës rrogozhinase.

Largimi i tij erdhi si një "rrufe në qiell të hapur", me arsyen kryesore të cituar si shkaqe shëndetësore, pas një problemi kardiak që ai kaloi disa muaj më parë.

Pjesë nga biseda

Mantho Prokopi: Kryefjalë në fakt ishte tema e Silvinjos dhe në konferencën për shtyp të ditën e sotme, pasi kur u rinovua kontrata me kusht botërorin, të gjithë menduam që eliminimi nga Polonia do të thotë një mirupafshim me Silvinjos me kombëtaren shqiptare të futbollit.

Por ajo që tha ditën e sotme kreu i Federatës Armand Duka, la të kuptohej që tashmë rinovimi është në dorën e Silvinjos.

Pak a shumë ajo e përmbledh dot se çfarë Duka tha, është fakti që duket sikur FSHF-ja ka vendosur t'i japë një ofertë të re për rinovimin e kontratës Silvinjos dhe fillimisht do të presin përgjigjen e tij nëse ai do të pranojë rinovimin e kontratës me kushte të reja.

Pra, po të lexojmë nën rreshta, duket sikur oferta që do t'i vijë Silvinjos nga FSHF-ja do të jetë një ofertë më e ulët financiarisht dhe për këtë arsye pritet për t'u vendosur nëse do të pranojë Silvinjo që ndoshta me një pakt të reduktuar të vazhdojë të jetë në krye të kombëtares shqiptare të futbollit.

Dhe në rast se pranon, nga fjalët e vetë presidentit Duka, duket sikur do të ketë një marrëveshje për të vijuar sërish së bashku bashkëpunimin.

Në rast se nuk pranon, pasi Duka e kishte edhe planin B, e tha dhe duke qeshur madje që dhe në rast se nuk pranon Silvinjo, “unë i kam disa emra në mendjen time në kokë”, tha, kështu që është pa diskutim një temë shumë e nxehtë, por duket sikur edhe vetë Silvinjo ndoshta duke treguar dhe dashurinë që tashmë e ka për Shqipërinë, është mësuar me kombëtaren tonë, ka disa vite këtu, shihet si një vazhdim i projektit së bashku.

Besoj që do të jetë, do të jetë një, një tratativë që do të përfundojë e lumtur për të dyja palët. Megjithatë, mbetet për t'u parë. Të dy, edhe presidenti dhe Silvinjo kishin zhvilluar një bisedë së bashku, ku pyesnin më shumë njëri-tjetrin, se do ti që unë të vazhdojë, dhe të dy sikur ishin dakord për të vazhduar.

Kështu që besoj që do të jetë me fundin e lumtur me rinovim, por rinovimi që do të vijë gjithmonë me një ndryshim besoj në kushtet ekonomike të kontratës. Kontratë që do t'i ofrohet fillimisht Silvinjos dhe më pas, nëse ky jep përgjigje pozitive vazhdojmë me të. Nëse jo, më pas do të kërkohet për një trajner të ri, me atë që sosi Duka, gjithçka do të kryhet para miqësoreve të muajit qershor.

Pra, gjithçka do merret vesh në momentin që do të mbyllet pra edhe qershori, vera, shtatori ndoshta me trajnerin e ri, ose me një emër të rikonfirmuar?

Mantho Prokopi: Gjithçka në fakt bëhet në plan të mbyllet ndoshta edhe para miqësoreve të muajit qershor, pasi siç e konfirmoi dhe Duka, në muajin qershor do të kemi dy miqësore ku e para dhe aty ku mungon vetëm firma në kontratën e miqësores është sfida me Luksemburgun.

Pra po themi se e kemi pothuajse të mbyllur miqësoren e parë me Luksemburgun në muajin qershor, por po punohet edhe për një miqësore të dytë po në muajin qershor me Kilin dhe Danimarkën. Një nga këto dy përfaqësueset janë ato me të cilat Federata jonë po kryen tratativa për një miqësore të dytë në muajin qershor, të dyja të paktën në letër të planifikuara për t'u zhvilluar në Tiranë në Air Albania.

Nëse do të më pyesnit mua, tha presidenti Duka në konferencën për shtyp, ndoshta dhe unë tha do mund të kisha rezervat e mia se pse luajti Bajrami ose pse nuk luajti dikush tjetër.

Por, unë jam i mendimit që është trajneri ai që i sheh lojtarët më mirë në seancat stërvitore dhe është ai që e vendos se kë do të hedhi në fushë.

Kam kuptuar nga tifozët shqiptarë që secili nga ne, qoftë ky nëse e ndjek futbollin prej vitesh ose qoftë nëse e ndjek prej disa muajsh, të gjithë ne marrim përsipër të bëhemi trajnerë dhe mendojmë se nuk ka më të mirë se ne.

Të gjithë mendojmë që po të kishim futur Muçin dhe Mehmetin në fushë, do të kishim marrë kualifikimin. Por jam i sigurt që trajneri i sheh shumë më mirë gjërat dhe i mendon shumë më mirë skemat se si, ç'hasin lojtarët në fushën e lojës dhe kjo vihet re më shumë në seancën stërvitore. Pa diskutim që ne duam emrat më të mëdhenj të jenë në fushë gjatë gjithë kohës, por rezultatet i kanë dhënë të drejtë Silvinjos në, në të gjithë paraqitjet që përfaqësuesja shqiptare ka bërë.

Pa diskutim, ndoshta loja ose mënyra se si sulmojmë mund të jetë, të themi, e diskutueshme, por rezultatet kanë qenë aty. Kemi marrë kualifikimin në Europian, kemi shkuar për herë të parë në play-off, pra, rezultatet, e thënë në mënyrë më të thjeshtë, na ja mbyllin gojën të gjithë kritikëve, pasi Silvinjo i ka marrë ato dhe i ka marrë shumë bindshëm. Kështu që, për mua, nëse do të më pyesje mua, nëse do të doja që ky trajner të ishte ende pjesë e kombëtares sonë, do të thoja që po, pasi ka bindur me rezultate.

Pastaj mënyra e lojës mbetet për t'u diskutuar, pasi mos harroni që ka dhe lojtarë që nuk kanë minuta në këmbë, reparti i sulmit s'ka minuta në këmbë, kështu që ndoshta mund të mos jetë dhe ky problemi i Silvinjos.

Një lajm i ditës ishte dorëheqja e Edlir Tetovës nga Egnatia. Kishte sinjale për këtë largim?

Mantho Prokopi: Në fakt erdhi si rrufe në qiell të hapur, u paralajmërua një ditë më parë konferenca e jashtëzakonshme për shtyp, ku duket sikur Tetova e kishte marrë vendimin për t'u dorëhequr nga Egnatia.

Në fakt, arsyeja kryesore që trajneri dha në konferencën për shtyp ishin shkaqet shëndetësore. Pra duket sikur ka diçka, ka diçka që nuk shkon me shëndetin e tij.

 Mos harrojmë që para disa muajsh kaloi një problem në zemër, u rikthye të jetë në krye të pankinës së Egnatias dhe në deklaratën për shtyp ditën e sotme tha që ndoshta rikthimi ishte më i hershëm se ç'duhet dhe më i nxituar se ç'duhet.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: