Inter dhe Real Madrid përballen në një ndeshje speciale, zbulohet arsyeja e sfidës në “Bernabéu”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2026, 16:52
Real Madrid dhe Inter Milan do të përballen në një ndeshje speciale bamirësie, e organizuar nga Real Madrid Foundation.
Bëhet fjalë për eventin “Corazón Classic Match 2026”, ku në fushë pritet të zbresin legjendat e dy klubeve, ndërsa të ardhurat do të shkojnë për projekte sociale dhe mbështetje për fëmijët në nevojë.
Ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabéu Stadium në Madrid dhe çdo vit tërheq interes të madh nga tifozët.
