Egnatia mendon për të ardhmen, firmos me talentin nigerian Benjamin Akindoyo

Egnatia, edhe pse është në garë të fortë për titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë, nuk po e lë pas dore punën për të ardhmen, duke vijuar aktivisht në merkato.

Klubi rrogozhinas ka siguruar firmën me mesfushorin nigerian Benjamin Akindoyo, një lojtar 22-vjeçar që vjen nga kampionati i Nigerisë, ku ka qenë pjesë e ekipit Olukismet në divizionin e dytë.

Akindoyo përfaqësohet nga agjencia BMF dhe pritet që nga vera e ardhshme të jetë pjesë e ekipit të parë të Egnatias, duke u konsideruar si një investim për të ardhmen e klubit.