Armëpushimi 10-ditor vetëm në letër, Izraeli nuk tërhiqet nga Libani jugor

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se ushtria izraelite nuk do të tërhiqet nga pozicionet e saj në jug të Libanit, edhe pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

Gjatë një mbledhjeje urgjente të qeverisë, ai tha se marrëveshja për armëpushim, e koordinuar me presidentin amerikan Donald Trump, pritet të nisë në mesnatë.

Sipas tij, trupat izraelite do të qëndrojnë në pika strategjike gjatë kësaj periudhe.

Raportimet tregojnë se forcat izraelite do të mbeten të pozicionuara thellë brenda territorit libanez dhe do të reagojnë menjëherë nëse shfaqen kërcënime të reja.

Nga ana tjetër, burime të cituara nga mediat izraelite paralajmërojnë se nëse autoritetet në Liban nuk ndërmarrin hapa konkretë ndaj Hezbollah brenda 10 ditëve, Izraeli mund të ndërhyjë sërish me forcë.