Trump mbron sulmin ndaj Iranit, por 58% e amerikanëve nuk e mbështesin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur për sulmin e përbashkët SHBA-Izrael ndaj Iranit, duke e quajtur një veprim të kufizuar që sipas tij ishte i nevojshëm për të shmangur rreziqe më të mëdha.

Gjatë një eventi në Las Vegas, ai u ndal edhe te ekonomia, duke thënë se ajo po ecën mirë që nga fillimi i mandatit të tij në janar 2025, pavarësisht zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Ai la të kuptohet se ndërhyrja ndaj Iranit lidhet me shqetësimet për programin bërthamor, të cilin Teherani vazhdon ta mohojë.

Ndërkohë, sondazhet tregojnë një klimë më kritike ndaj tij.

Një anketë e Quinnipiac University tregon se shumica e të pyeturve e lidhin Trump me rritjen e fundit të çmimeve të karburantit.

Në të njëjtin sondazh, vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve shprehen pozitivë për mënyrën si po menaxhohet situata me Iranin, ndërsa shumica janë kundër.