RACIZMI DHE GJUHA E URREJTJES! Kryetarja e AMA-s evidenton rritje të fenomenit! Tabaku: Pasojë e një ...
Adresimi i racizmit dhe gjuhës së urrejtjes ishte në fokus të një diskutimi me përfaqësues të Kuvendit, institucioneve të pavarura dhe partnerëve ndërkombëtarë në Shqipëri.
Gjuha e urrejtjes dhe rastet e racizmit, sikurse publikimi i materialeve të papërshtatshme kanë shënuar rritje në median shqiptarë, sipas të dhënave të autoritetit të Medias Audiovizive që ka vendosur 13 gjoba dhe 39 masa paralajmëruese në tre vite
Drejtuesja Armela Krasniqi paraqiti këto të dhëna në një diskutim me anëtarë të Kuvendit, institucione të pavarura, organizata të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë, ku u diskutuan
Prioritete konkrete legjislative dhe të politikave, në përputhje me standardet evropiane.
Edhe pse ka një ligj të posaçëm për mbrojtjen e pakicave etnike, racizmi dhe diskriminimi nuk artikulohen në mënyrë specifike në legjislacion.
Deputetja Jorida Tabaku e cilësoi diskriminimin si pasojë e një klime toksike të krijuar nga politika dhe qeverisja
Giulia Re, Drejtuese e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, vlerësoi se Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në përafrimin e kuadrit të saj ligjor me standardet evropiane, ndërsa përfaqësuesi të BE theksuan se adresimi i racizmit dhe gjuhës së urrejtjes është një pjesë thelbësore e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të vendit

