“Ylli 19-vjeçar shpall lajmin e madh: Do të bëhet…

Talenti brazilian Endrick Felipe Moreira de Sousa, i cili aktualisht luan te Lyon, ka ndarë një moment shumë të veçantë nga jeta e tij personale.

19-vjeçari, së bashku me bashkëshorten e tij Gabriely Miranda, kanë bërë të ditur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti, i cili e nisi lidhjen në vitin 2023 dhe u martua pak kohë më pas, ka publikuar një set fotografik emocionues për të ndarë lajmin me ndjekësit.

Në postimin e tyre, ata kanë lënë të kuptohet se familja e tyre po zgjerohet, duke kaluar nga “katër anëtarë” (përfshirë edhe dy qentë e tyre) në “pesë”.

Lajmi është pritur me shumë urime dhe reagime pozitive nga fansat në rrjetet sociale.