Konflikti për Ngushticë e Hormuzit/ Netanyahu: Izraeli mbështet bllokadën detare të SHBA-së
Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli mbështet bllokadën detare të porteve iraniane nga SHBA-të.
Në një video drejtuar kabinetit të tij, kryeministri izraelit thotë se, presidenti Trump vendosi ti imponojë Iranit një bllokadë detare.
Më tej ai shtoi se, Izraeli e mbësht këtë qëndrim të vendosur.
BBC raporton se, Netanyahu foli me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance pas bisedimeve me Iranin.
Vance i tha Netanyahut se çështja qendrore është heqja e të gjithë materialit të pasuruar bërthamor dhe sigurimi që të mos ketë më pasuri.
Netanyahu thotë se Vance e telefonoi nga avioni i tij për t'u kthyer nga Pakistani dhe zëvendëspresidenti i dha një përditësim të detajuar mbi progresin e negociatave me Iranin. Kryeministri izraelit shton se çdo sugjerim për një shkëputje midis SHBA-së dhe Izraelit është krejt e kundërta.
