KRIZA E KARBURANTIT “KUBA”/ Autobusi amfib në Havana, zgjidhje kreative në mes të krizës

Një autobus amfib bëhet shpëtim për qytetarët e Havanas, ku mes mungesës së karburantit në Kuba, një mjet trasporti unik nënujor tërheq vëmendjen si alternativë praktike dhe simbol i qëndrueshmërisë urbane.

Në rrugët e mbipopulluara të Havanas në Kuba, ku mungesa e karburantit ka paralizuar pjesërisht transportin publik, një zgjidhje e pazakontë ka dalë në sipërfaqe ose nën sipërfaqe.

Një autobus që udhëton pjesërisht nën ujë është kthyer në një nga mënyrat më të përfolura të lëvizjes për banorët dhe vizitorët, duke reflektuar realitetin e vështirë ekonomik dhe kreativitetin Kuban.

Kriza e karburantit në Kuba ka detyruar autoritetet dhe qytetarët të eksplorojnë  alternativa jo tradicionale për transportin.

Ky autobus amfib, i projektuar fillimisht për turizëm, tashmë përdoret si mjet funksional për udhëtime të përditshme, duke kaluar nëpër zona të përmbytura ose rrugë pranë vijës bregdetare.

Pamjet e autobusit që zhytet në ujë përmes një tuneli kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke u kthyer në simbol të përshtatjes në kushte të vështira.

Për shumë qytetarë kjo nuk është një atraksion, po një domosdoshmëri, ‘nuk kemi zgjidhje tjetër’ shprehet një banor lokal, duke theksuar se mungesa e autobusëve tradicionalë dhe çmimet e larta të karburantit kanë kufizuar ndjeshëm lëvizjen.

Kriza energjetike në Kubë është përkeqësuar ndjeshëm muajt e fundit, për shkak të furnizimeve të reduktuara dhe problemeve ekonomike të brendshme. Kjo ka çuar në radhë të gjata në stacionet e karburantit dhe ndërprerjeve të shpeshta të shërbimeve publike.

Megjithatë në mes të kësaj situate, autobusi nën ujë përfaqëson një histori rezistence dhe inovacioni.

Ai nuk është një zgjidhje afatgjatë për krizën, por për momentin për shumë banorë të Havanas, është ‘udhëtimi që ka rëndësi’.