“GAFORRE” INTELIGJENTE! Kinë, fiton popullaritet mjeti i ri, OpenClaw

Në Kinë po përhapet me shpejtësi përdorimi i një mjeti inteligjent që po automatizon punët dhe po transformon mënyrën si individët dhe bizneset operojnë. Ndërsa shihet si një mundësi e madhe për zhvillim dhe inovacion, ekspertët paralajmërojnë se kjo risi është njëkohësisht edhe potencialisht e rrezikshme.

Një valë e re entuziazmi për inteligjencën artificiale ka përfshirë Kina, e nxitur nga një mjet i ri open-source i quajtur OpenClaw, i cili nga përdoruesit është pagëzuar me nofkën GAFORRE.

Ky asistent inteligjent po përdoret gjerësisht për të automatizuar punë të përditshme, duke transformuar mënyrën si individët dhe bizneset operojnë.

Një inxhinier IT, i identifikuar si Wang, tregon se si lobster-i i tij mund të kryejë detyra që më parë kërkonin orë të tëra pune.

Nga publikimi i produkteve online deri te analizimi i çmimeve të konkurrentëve, sistemi mund të realizojë qindra veprime brenda pak minutash.

Popullariteti i OpenClaw lidhet edhe me faktin se platformat perëndimore si ChatGPT apo Claude nuk janë të aksesueshme në Kinë.

Për këtë arsye, një mjet open-source që mund të personalizohet sipas nevojave lokale ka krijuar një terren ideal për eksperimentim dhe adoptim masiv.

Entuziazmi nuk ka qenë vetëm individual. Gjigantët teknologjikë kinezë si Baidu dhe Tencent kanë zhvilluar aplikacione të bazuara në këtë teknologji, ndërsa qytetarë të zakonshëm janë rreshtuar për të marrë versione të personalizuara.

Nga studentët te pensionistët, shumë e shohin këtë si një mundësi për të kursyer kohë, për të investuar apo për të nisur biznese të vogla. Ky fenomen është pjesë e një strategjie më të gjerë shtetërore për zhvillimin e AI.

Qeveria kineze ka investuar fuqishëm në këtë sektor dhe ka nxitur bizneset të integrojnë inteligjencën artificiale në çdo industri nga prodhimi te shëndetësia.

Kjo qasje, e njohur si “AI Plus”, synon ta bëjë teknologjinë pjesë të çdo aspekti të ekonomisë.