Raportohet ndarja e Joshua Kimmich nga partnerja, pas pretendimeve për konflikt dhe pasuri

Joshua Kimmich u nda nga partnerja e tij më herët këtë vit, pas raportimeve se ajo kishte një lidhje me një prezantues amerikan. Gjatë kohës që ishin bashkë, ajo mendonte se makinat luksoze dhe shtëpia  të paguara plotësisht nga Kimmich ishin të regjistruara në emrin e saj.

Më vonë doli se ai i kishte regjistruar të gjitha në emrin e djalit të tij, si masë paraprake. Pas ndarjes, ajo mendoi se kishte fituar gjithçka  pa e ditur se pasuritë nuk ishin kurrë ligjërisht të sajat.

Tani, Kimmich ka nisur procesin për t’i rimarrë pronat. Sipas raportimeve, ajo ka dëmtuar një nga makinat Lamborghini dhe ai ka ngritur një padi për 1.5 milionë dollarë dëmshpërblim.