Gavani: Inteligjenca artificiale po hyn në një epokë konkurrence të fortë


I ftuar në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, eksperti i IT-së Ardit Gavani foli mbi zhvillimet e fundit në fushën e inteligjencës artificiale dhe konkurrencën në rritje mes platformave teknologjike.

Gjatë intervistës, Gavani theksoi se ChatGPT është një nga platformat e para që fitoi popullaritet të gjerë, duke u lançuar në nëntor të vitit 2022.

Sipas tij, ky mjet shënoi një pikë kthese në mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me teknologjinë.

Ai nënvizoi gjithashtu se tregu i inteligjencës artificiale po bëhet gjithnjë e më konkurrues, me alternativa të shumta që po dalin në skenë.

Eksperti përfundoi se zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale pritet të sjellë ndryshime të mëdha në shumë sektorë, duke rritur njëkohësisht konkurrencën dhe inovacionin në treg.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: