Eksperti i IT: Inteligjenca artificiale do të transformojë tregun e punës


I ftuar në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, eksperti i IT-së Ardit Gavani ka folur për ndikimin në rritje të inteligjencës artificiale në tregun e punës dhe sfidat që priten në vitet e ardhshme.

Gjatë intervistës, Gavani theksoi se shumë ekspertë, veçanërisht ata të fushës financiare, po paralajmërojnë për ndryshime të mëdha në strukturën e punësimit.

Sipas tij, njerëzit duhet të investojnë më shumë në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale për të qëndruar konkurrues në një treg që po ndryshon me shpejtësi.

Ai u shpreh se në vitet e ardhshme mund të ketë miliona vende pune që do të zhduken ose do të transformohen për shkak të automatizimit dhe zhvillimit të inteligjencës artificiale.

Megjithatë, ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për përhapje paniku, por për një proces të natyrshëm transformimi.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: