Nga shfaqjet te festivalet, aktivitetet kulturore të javës
Prilli nisi me evente të shumta artistike e kulturore, një pjesë e të cilave do të vijojë edhe përgjatë kësaj jave.
Ekspozita, festivale muzikore, teatër etj, do argëtojnë e shoqërojnë si artdashësit vendas ashtu edhe vizitorët e huaj.
Ndër ekspozitat që vijojnë rrugëtimin e tyre janë “Soft Power” në Mag Design Art, “Ënderr” nga Thomas Kremke, te Grupi ATA, Kamëz, dy ekspozita në GAT “Çfare vjen përpara elegancës” dhe “Karakteri i nënvetëdijes”.
Tek Bunkeri do të ketë trajnim (13 prill) për krijimin e karikaturave, nga Endri Beqo.
“Kohë të Çrregullta”, një udhëtim muzikor mes stileve, epokave dhe emocioneve, vjen në TKOB, nga Ekland Hasa në datën 14 prill.
Në datën 15 do të shfaqet “Zorba the Greek”, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, koncert vokal dhe instrumental, me pjesë të Mikis Theodorakis.
Nga data 17, 18 dhe 19 prill, një tjetër Festival në Sheshin Italia, i quajtur Muse-X, ku bashkohet kultura e artit dhe muzika.
Ndërsa në Teatrin Kombëtar, rikthehet “Fausti” i cili do të shfaqet prej datës 16-19 prill.
Në Teatrin e Metropolit, për fëmijë dhe familje do të shfaqet “Dhia kurioze e Hasit”, në datat 18 dhe 19 prill. Edhe “Meri Popins” do të rikthehet për vogëlushët në Teatrin e Kukullave.

