Pashkët Ortodokse/ Besimtarët marrin pjesë në Liturgjinë e së dielës, bashkohen edhe turistët
Pas shërbesës së mesnatës që përkujton Ringjalljen e Krishtit, besimtarët Ortodoksë e vazhdojnë ritualin e tyre, ku PARADITEN E SË dielëS ATA i drejtohen Kishës për lutje dhe pjesmarrje në Liturgjinë Hyjnore.
Kjo zonjë e cila jeton në Itali ka ardhur për ta festuar në Shqipëri këtë pashkë, na tregon traditat e kësaj feste, nga lutjet e mesazhet për paqe deri te ushqimi e tryeza familjare.
Një tjetër zonjë e cila i përket besimit Katolik shpjegon se disa nga antarët e familjes së saj i përkasin besimit Ortodoks dhe ka ardhur për ti shoqëruar duke bërë edhe një urim për të gjithë shqiptarët.
Ndërkohë besimtarë të moshave të ndryshme ndajnë urime për të gjithë besimtarët Ortodoksë kudo ku ndodhen.
Mes besimtarëve ka edhe turistë të cilët të shtyrë nga kurioziteti për të parë se si kremtohet kjo festë bëhen pjesë e besimtarëve, si këto tre turiste Kineze.
Është hera jonë e parë këtu, na duket shumë interesante e gjitha kjo, po presim të rrallohet turma që ta shohim më nga afër të gjithë këtë.
