Nga pasuria te boshllëku shpirtëror/ Çako: Pa besim, njeriu rrezikon të humbasë përballë jetës
Teologu Miron Çako ishte i ftuar në studion e Ora News, ku foli për kërkimin e lumturisë dhe rolin e besimit në jetën e njeriut.
Ai u ndal te ideja se shoqëria moderne e lidh shpesh suksesin vetëm me pasurinë materiale, por përvoja tregon diçka tjetër.
Sipas tij, edhe pas viteve të tranzicionit, shumë njerëz nuk arritën përmbushjen që prisnin.
“Njeriu nuk përmbushet me gjërat fizike. Mund të arrijë mirëqenie, por prapë nuk e gjen lumturinë, sepse është qenie metafizike.”-tha ai.
Gjatë bisedës, ai foli për nevojën që njeriu ka për një lidhje shpirtërore dhe për faktin se kjo kërkesë shfaqet natyrshëm te çdo individ.
Sipas tij, kjo është arsyeja pse njerëzit kërkojnë diçka përtej reales së përditshme.
“Njeriu ka nevojë edhe për marrëdhënie me Zotin. Kur e kupton këtë, fillon ta kërkojë hyjnoren dhe më pas ka nevojë të udhëhiqet.”-tha teologu.
Në vijim, ai u ndal te besimi i krishterë dhe koncepti i Zotit që bëhet njeri, duke hyrë në jetën e njerëzimit për ta ndryshuar atë.
Ai tha se përmes Krishtit, sipas këtij besimi, njeriu përballet me tre sfidat kryesore: mëkatin, vdekjen dhe të keqen.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

