CEREMONIA/ Baba Mondi shpallet “Nderi i Qarkut të Elbasanit”

Baba Mondi është vlerësuar me titullin Nderi i Qarkut të Elbasanit. Ceremonia po zhvillohet në "Teatrin Skampa" të Elbasanit.

Të pranishëm në këtë ceremoni janë personalitete të larta të shtetit, pushtetit vendor, ambasadorë të akredituar, personalitete të artit dhe kulturës.

Gjatë ceremonisë do të jepet dokumentari “Vazhdë në rrugën e urtësisë. Baba Mondi mëkim i legjendës Baba Reshat”.

Gjithashtu pjesëmarrës do të jetë dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve dhe artistë të mirënjohur të skenës shqiptare si Bujar Asqeriu, Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Dritan Boriçi, Vëllezërit Zena.