Hungaria në “flakë” zgjedhore! Rekord i paprecedentë në pjesëmarrje me mbi 77.8% e qytetarëve hungarez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2026, 19:36
Gergely Gulyás, shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, ka reaguar pas pjesëmarrjes së lartë në zgjedhjet parlamentare në Hungari.
Ai u shpreh se niveli i lartë i votuesve është rezultat i mobilizimit të partisë në pushtet, Fidesz.
Sipas të dhënave zyrtare, pjesëmarrja në këto zgjedhje ka arritur në 77.8%, një shifër rekord që nuk është regjistruar më parë në vend.
