Tre operacione detare në jug të Kretës, shpëtohen 91 emigrantë të paligjshëm

Autoritetet greke kryen tre operacione të veçanta kërkim-shpëtimi këtë të dielë të Pashkës në jug të Kretës, pasi disa anije me emigrantë po transportonin gjithsej 91 persona.

Një anije FRONTEX, e ndihmuar nga mbikëqyrja me dron, gjeti një anije që transportonte 35 persona rreth 55 milje detare në juglindje të ishullit.

Më parë, një anije e rojes bregdetare dhe një dron gjetën 22 persona në bordin e një anijeje tjetër, afërsisht 45 milje detare në juglindje.

Mediat greket raportojnë se gjatë një operacioni të veçantë detar, u shpëtuan edhe 34 persona që ndodheshin rreth 44 milje detare në jug të zonës.

Pritet që emigrantët të të zhvendosen në një qendër pritjeje të përkohshme në Iraklio.