PDK i vë kusht të çuditshëm Kurtit, Dili zbulon qëllimin e vërtetë
Situata politike në Kosovë mbetet e tensionuar ndërsa afati për zgjedhjen e presidentit të ri po afron.
Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, po vazhdon përpjekjet për të siguruar votat e nevojshme, por partitë opozitare po shfaqin qëndrime të ndryshme, duke krijuar një ngërç politik.
Për të folur më tepër për këtë temë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora news" ishte Visar Dili, analist politik.
" Po e nis me pjesën e ftesës së PDK-së, pasi që ajo më ngacmon pak më shumë ëh sesa këto të tjerat.
PDK-ja nuk dëshiron të arrijë asgjë, përveç se ta tentojë në një farë forme ta qes Lëvizjen Vetëvendosje keq në raport me qytetarët dhe publikun.
Mirëpo, ftesë është e njëjtë, sikurse të jetë, të vijë nga WhatsApp-i, siç e deklaruan ato, sikurse të vijë një ftesë me shkrim.
Është mirë t'i përgjigjesh zotit Kurti si partia më e madhe në vend, të takohesh me të dhe pastaj vendimet janë të tuat.
Nëse ti ke interes të bashkëpunosh me zotin Kurti dhe bie dakord, në rregull, nëse jo, për atë edhe Gjykata Kushtetuese ka dhënë afatin pas 36 ditësh.
Duket se PDK-ja ja lëshon paksa dhe duke mësuar nga njerëzit e brendshëm të cilët kanë shumë bare, lokale po dhe diskoteka, presim ndonjë ftesë kështu VIP, ndoshta të personalizuar, dhe në një farë forme të shkojnë tek zoti Kurti.
Zoti Kurti këto pika i i lyp domethënë. Ai është në kërkim të këtyre pikave në formën që nesër, pasnesër te publiku t'i godas partitë opozitare me këto", u shpreh Dili.
Ndiqni intervistën e plotë:
