19-vjeçari shqiptar kapet me k*kainë në Itali/ Dr*ga u gjet e fshehur brenda në...

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Torvaianica të Italisë, pasi u kap me një sasi kokaine të ndarë në doza, gati për shitje.

I riu u ndalua gjatë një kontrolli rutinë, pasi lëvizjet e tij me makinë u dukën të dyshimta.

Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët zbuluan rreth 90 doza kokaine të fshehura në një ndarje poshtë shpejtësimatësit.

Në makinën e tij u gjetën edhe 130 euro cash, që dyshohet se vijnë nga shitja e drogës.

Sipas autoriteteve, mënyra si ishte fshehur droga tregon se nuk bëhet fjalë për një rast të rastësishëm.

Dyshohet se i riu mund të jetë pjesë e një aktiviteti më të gjerë të shpërndarjes së kokainës në zonën bregdetare të Lacios.

Pas arrestimit, 19-vjeçari është vendosur në arrest shtëpiak dhe pritet të përballet me gjykim të përshpejtuar. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse pas këtij rasti fshihet një rrjet më i organizuar.