“Rusia e gatshme të lehtësojë përpjekjet për paqe”/ Putin 'sfidon' Perëndimin, ofron ndërmjetësim për Iranin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2026, 17:06
Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të marrë një rol më aktiv në uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Sipas njoftimit nga Kremlini, gjatë një bisede telefonike me presidentin iranian Massoud Pezeshkian, është diskutuar situata në rajon dhe nevoja për një zgjidhje përmes rrugëve diplomatike.
Nga pala ruse bëhet e qartë se Moska është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje politike dhe të qëndrueshme, duke ofruar edhe rolin e ndërmjetësit në këtë proces.
