Nufi, takim me shefin e Shtabit të FA italiane: Thellohet bashkëpunimi në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, priti në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, Gjeneralin Luciano Portolano, ku u rikonfirmua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjatë takimit, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dypalësh në fushën e mbrojtjes, i ndërtuar mbi besim dhe partneritet të qëndrueshëm, si një element kyç për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Ministri Nufi theksoi angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve ushtarake, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe koordinimin në kuadër të angazhimeve të përbashkëta ndërkombëtare.

Palët konfirmuan vullnetin për të forcuar më tej këtë partneritet në shërbim të paqes dhe sigurisë.