“Do të mbetet në zemrat tona”/ Begaj shpreh ngushëllimet për kongresmenin Eliot Engel: Shqiptarët humbin një mik të çmuar
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Eliot Engel, duke e kujtuar si një mik të madh të shqiptarëve.
Në një mesazh të publikuar, Begaj shprehet se Engel ishte gjithmonë një zë i fortë në mbështetje të shqiptarëve dhe një mbështetës i rëndësishëm për Kosovën në momentet më të vështira.
Ai e falënderon për kontributin dhe angazhimin ndër vite, duke nënvizuar se figura e tij do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve.
Në fund të mesazhit, presidenti shpreh ngushëllimet dhe i uron paqe shpirtit të tij.
Today we lost Elliot Engel, a great friend of the Albanian people and always a strong voice for them.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) April 11, 2026
Thank you for everything you did for Kosova and for our nation.
Your name will forever remain in the memory and hearts of Albanians, as one of our most valued friends who stood… pic.twitter.com/IVPJ2g7b0k
