Opozita i dërgon 'librin e zi' ndërkombëtarëve, Lela: Denoncohet sjellja antidemokratike e mazhorancës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka dërguar një letër-raport të gjitha selive diplomatike në Shqipëri, duke denoncuar atë që opozita e cilëson si “asgjësim të të drejtave kushtetuese” në Kuvend dhe degradim të standardeve parlamentare.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", Alfred Lela, Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike shpjegoi se raporti i paraqet komunitetit ndërkombëtar një shqetësim që tashmë ka kaluar kufijtë kombëtarë. Sipas tij, dokumenti është një “vendosje në anglisht” e një realiteti që kushdo që ndjek politikën në vend e ka parë të shpaloset hapur.

" Është ajo që e kemi parë të luhet para syve tanë. Kush e ndjek politikën, kush sheh televizor, kush ka një interes sado të vogël për parlamentin, partitë, politikën në Shqipëri, e ka parë në shqip atë që është në anglisht, në letrën që zoti Bardhi, kryetari i grupit parlamentar, i ka dërguar përfaqësive ë, të të huaja.

Pra, është një vendosje në anglisht e një shqetësimi i cili nuk është, nuk mund të jetë më vetëm shqiptar, i ka kaluar dhe duhet t'i kalojë kufijtë e Shqipërisë dhe kërkohet një arbitrim ndërkombëtar për një 'fair play' politik të humbur tashmë totalisht në aulën kryesore, ajo që duhet të ishte aula kryesore e politikbërjes, parlamenti i i Shqipërisë.

Është shqetësimi, alarmi, rreziku i përsëritur i humbjes edhe të notave të fundit të regjistrit demokratik të të Shqipërisë, të vendit tonë. Dhe kjo është për ta përmbledhur, ajo sigurisht e ilustruar me shembuj, e ilustruar me raste, pamundësia e opozitës për të ngritur komisione parlamentare", u shpreh Lela.

Ndiqni intervistën e plotë: