“VIZITË PËR PAQE”/ Pekin, Presidenti Xi Jiping takon lideren e opozitës së Tajvanit
Presidenti Kinez Xi Jinping priti në Pekin, lideren e opozitës së Tajvanit ne një takim që ndodh për herë të parë pas më shumë se 1 dekade. Takimi nxiti reagime politike nga të dy vendet, ndërsa tensionet për pavarësinë e ishullit mbeten të larta.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, priti në Pekin lideren e opozitës tajvaneze, Cheng Li-ëun, në një takim të rrallë që synon uljen e tensioneve ndërmjet dy palëve.
Ajo përfaqëson Kuomintang, forcë politike që mbështet dialogun dhe lidhjet me Pekinin, ndryshe nga qeveria aktuale në Tajvan.
Përplasja rrënjët i ka te Lufta Civile Kineze, kur ndarja politike çoi në krijimin e dy sistemeve: kinën kontinentale nën komunistët dhe Tajvanin e drejtuar nga nacionalistët.
Që prej asaj kohe, Pekini e konsideron ishullin pjesë të territorit të vet, ndërsa ai zhvillohet si shtet funksional me institucione të pavarura.
Në këtë sfond, deklaratat gjatë takimit theksuan rëndësinë e stabilitetit, bashkëpunimit dhe shmangies së konfliktit, pasi ekziston frika e përshkallëzimit ushtarak.
Cheng e sheh dialogun si rrugë për të parandaluar përplasje dhe për të garantuar një të ardhme më të sigurt për brezat që vijnë.
Vizita ka shkaktuar kritika nga qeveria në Tajvan, e udhëhequr nga Lai Ching, i cili e sheh këtë afrim si rrezik për sovranitetin.
Megjithatë, shumë qytetarë mbështesin ruajtjen e gjendjes aktuale, duke shmangur si bashkimin ashtu edhe shpalljen formale të pavarësisë.

