Projektligji për portet turistike/ Këlliçi: Qeveria kërkon t’i japë pa garë dhe pa transparencë

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur në Kuvend për projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Këlliçi ka deklaruar se qeveria po kërkon të japë portet pa garë, pa transparencë dhe në mënyrë të privilegjuar për investitorët strategjikë.

Deputeti theksoi se ky ligj është për favorizim dhe grabitje të pronës publike.

Këlliçi nënvizoi se dhënia pa konkurrencë e porteve cenon interesin publik dhe marrëdhënien me partnerët europianë dhe strategjikë.

“Kjo qeveri nxiton kur vjen puna te klientët strategjikë dhe grupet kriminale.

Kërkohet që portet të jepen pa garë, pa transparencë dhe në mënyrë të privilegjuar për investitorët strategjikë. Ky është ligj për favorizim dhe grabitje të pronës publike.

Dhënia pa konkurrencë cenon interesin publik dhe marrëdhënien me partnerët europianë dhe strategjikë. Ky projektligj bie ndesh me rrugën për në BE”, tha Këlliçi.