"Bllokimi i integrimit, është barsaletë"- Rama nga Durrësi: Është proces! Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të përmbushim detyrat

Edi Rama tha në Asamblenë e PS në Durrës se procesi i anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka dy anë, atë që lidhet me reformat e brendshme dhe atë që varet nga vetë BE-ja.

Ai theksoi se Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç përmbushjes së detyrave.

Rama hodhi poshtë pretendimet për veto nga nëntë shtete, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe duke nënvizuar se reformat po e afrojnë vendin me standardet e BE-së.

“Po shohim këtë çështjen e anëtarësimit nga të dyja anët. Procesi ka njërën anë që lidhet me, një anë që lidhet me ta. BE-ja është si kjo këtu me dy kate, që në katin e parë janë mijëra punonjës që merren me të gjitha aspektet e BE-së, një pjesë e atij katit të parë merret me ndjekjen e procesit për vendet që duan të anëtarësohen. Në mënyrën se si plotësojmë detyrat, ata dërgojnë letrën në katin e dytë. Ata në kat të dytë nuk shohin si ata të katit të parë detajet.

Kati i parë si shkollë, u dyti si marrje në punë. Një mjafton të thotë jonë katin e dytë, nuk bëhet, 27 shtete duhet të jenë në një mendje. Të gjitha këto reforma e procese e bëjnë Shqipërinë shtet, prandaj janë një ushtrim jashtëzakonisht i dobishëm për ne. Bëhet Shqipëria si një vend i BE. Ne duhet të jemi gati. Kjo e 9 shteteve është barsoletë komplet. Barsaletë që 9 shtete kanë vënë veton, veton e vë njëri, po qe 9 nuk është më veto. Nuk ka fare”, tha Rama.